Manastirliu poston foton e ëmbël nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijnë në jetë trinjakët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka ndarë lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ajo ka  ftuar qytetarët të zbatojnë rregullat antiCovid dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, në kushtet e vështirësive, si pasojë e motit. Trinjakët përfitojnë menjëherë 360,000 lekë të reja bonus.

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia ??? shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ju uroj javë të mbarë dhe ju ftoj të tregoni kujdes për zbatimin e rregullave antiCOVID #maskë, #distancë, #higjienë dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme”,- shkruan Manastirliu.