Vështirësia dhe pasioni/ Kush është Admir Qehaja, infermieri që udhëton mes dëborës për t’i shërbyer pacientëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Quhet Admir Qehaja, punon si infermier dhe u bë i njohur në të gjithë Shqipërinë falë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e falenderoi publikisht për ndihmën që ai i dha një të moshuare 90 vjeçare që jetonte e vetme në fshatin Lekbibaj të Tropojës.

Admiri është një nga heronjtë e Shqipërisë, ashtu siç janë edhe të gjithë mjekët dhe infermierët e tjerë që po shërbejnë në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Ajo që e bën të veçantë Admirin është se nuk i pret pacientët në qendrën shëndetësore për t’u shërbyer, por shkon shtëpi më shtëpi dhe u ofron shërbimin sa herë ata kanë nevojë. Nuk ka rëndësi nëse ëhstë dimër apo verë, ftohtë apo vapë, Admiri është gjithmonë me çantën në dorë në ndihmë të çdokujt që ka nevojë.

Neësbomb.al kontaktoi me infermierin nga Tropoja për të mësuar më shumë rreth punës së tij, e cila është edhe më e vështirë në këto ditë me mot të ftohtë dhe reshej të dendura dëbore.

Admiri tregon se shërben në zonën Nikaj-Mërtur, duke u shprehur se vështirësitë fillojnë nga vetë pozita gjeografike e zonës, por ato nuk i dekurajojnë për të dhënë shërbimin human në kohën e duhur.

“Së pari vështirësitë fillojnë nga pozita gjeografike e zonës përkatëse, por nuk na dekurajojnë për të mos dhënë një shërbim human dhe në kohën e duhur për krahinën Nikaj-Mertur  ku shërbej dhe jam pjesë e tyre. Sigurisht që situata e pandemisë ka ndikuar në vështirësinë e punës sonë, por ka prevaluar humanizmi dhe përkushtimi jonë ndaj profesionit. Kemi pasur mbështetje të fortë edhe nga DRSHP- Tropojë” tregon ai.

Admiri tregon se në dimër i duhet të udhëtojë deri në 2 orë në këmbë për të shkuar në shtëpitë e banorëve të zonës, pasi rrugët bllokohen dhe është e pamundur të udhëtohet me makinë.

Lexo edhe :  Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Infermieri thotë se banorët e zonës e ndihmojnë shumë njëri tjetrin edhe për transportimin e pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore, në momentet që ambulanca e ka të pamundur të arrijë në këto zona malore.

I pyetur nëse dikush nga pacientët ka tentuar t’i japë ndonjë dhuratë si shenjë falenderimi, Admiri e mohoi, duke u shprehur se malësorët e vlerësojnë mbi çdo gjë punën e tyre dhe ky është shpërblimi më i mirë që ata mund të marrin.

“Urimet e veçanta  dhe shprehja e mirënjohjes nuk ka munguar kurrë. Në mendësinë e malësorëve të kësaj krahine, është fyerje  t’i ofrohet doktorit ose infermjerit shpërblim për punën  e kryer, pasi kjo krahinë vlerëson mbi çdo gjë mirënjohjen ndaj punës tonë.  Ku ka më krenari për ne se sa kur malësorët në çdo herë qe iu jepet rasti, flasin me respektin më të madh për punën tonë”, thotë Admiri.

Për sa i përket postimit ku ministrja Manastirliu e falenderonte publikisht, infermieri u shrpeh se u ndje i befasuar, pasi edhe në ato momente po bënte detyrën si gjithmonë, ndërsa falenderon ministren për vëmendjen që i kushtoi.

“U ndjeva i befasuar sepse po bëja detyren, siç e kam bërë gjithmonë. Këtë detyre e kemi kryer gjithmonë ndër vite me perkushtim ne dhe koleget në këtë trevë. E falenderoj ministren per vëmëndjen”, thotë Admiri

 

Të fundit

6 korrik 1943 – Masakra e Borovës: Kujtesa për 107 të vrarët e të djegurit pa faj

Nga Leonard Veizi Në mesin e verës së një Europe që digjej nga flakët e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria...

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare është shpallur si Maldivet e...

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pritet ndihmë nga Greqia

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. E teksa...

Dëmtimi i Musialës, Neuer fajëson Donnarumman: “Unë do të kisha vepruar ndryshe”

Jamal Musiala pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa PSG u përball me Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube. Francezët fituan 2 me 0,...

Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

Pas luftës disajavore të fjalëve me njeriun që ndihmoi të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë, miliarderi Elon Musk vendos të sfidojë Trump...

Lajme të tjera

Web TV