“Finale Istanbul 2021”, topi i ri i Ligës së Kampioneve, një edicion jubilar nga “adidas”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të përdoret që nga turi i 16-shes, deri në finalen e madhe të 29 majit në Stamboll. Ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampioneve do të shënojnë edhe një gur kilometrik, pasi ky do të jetë sezoni i 20-të që përdoret topi zyrtar,i njohur ndryshe edhe si “starball”, apo topi me yje që simbolizon këtë veprimtari prestigjioze. I futur për herë parë në përdorim në 2001-shin, ky top ndërthur emblemën e Ligës së kampioneve dhe është bërë një simbol i vetë këtij turneu, që është më i njohuri në botë.

Topi i prodhuar nga kompania e njohur ndërkombëtare e veshjeve dhe pajimeve sportive “adidas”, partnere zyrtare e UEFA-s, do të përdoret duke nisur që nga ndeshjet e turit të 16-shes, deri në finalen e madhe, që do të luhet më 29 maj 2021 në Stadium Olimpik “Atatürk” të Stambollit. Topi përfshin çdo dizenjo të 20 finaleve të mëparshme, duke ndërthurur kështu të shkuarën dhe të tashmen.

Shiritat e hollë dhe të kuq kanë  të shkruar emrin e çdo qyteti mikpritës të finaleve, ndërsa panelet e ndërfutura falë nxehtësisë ofrojnë një sipërfaqe të shkëlqyer, për një kontroll më të mirë të topit. Topi i mbiquajtur “Finale Stamboll 2021” vazhdon të ofrojë kontroll, qëndrueshmëri akrobatike dhe një siguri më të madhe, për më tepër saktësi në fushën e blertë.

 

Të fundit

Thashethemet “ndezin” rrjetin, Angelina Jolie dhe Johnny Depp në një romancë të fshehtë ?

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.  Ata u takuan...

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe foshnjave të uritura që vdisnin...

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga fenomenet e ardhshme të futbollit,...

Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,...

Hetimet mbyllen zyrtarisht/ Fatime Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lajme të tjera

Web TV