FOTOT/ Pozoi nudo, gazetarja shqiptare: E kam burrin mendjehapur, jam me fat

Ditën e djeshme Aulona Musta shkaktoi një “tërmet” në Instagram pasi u shfaq nudo për kopertinën e revistës ‘Global Woman’. Të gjithë e njohim moderatoren si një person moskokëçarëse, të drejtpërdrejtë dhe një ndër femrat që mbështet me fanatizëm të
drejtat e grave

Edhe nëpërmjet këtij seti fotografik Aulona ka dashur ti thotë diçka të
rëndësishme të gjitha vajzave dhe grave, të duan trupin e tyre pasi askush nuk është perfekt.

Në një intervistë për RTV Ora, Aulona u shpreh se mbështetja e saj kryesore ishte bashkëshorti i saj dhe se ai ishte krah saj kur zhvilloi këtë set fotografik. Të shumtë janë ata njerëz që pyesin se si ai ka lejuar që bashkëshortja e saj të shfaqet nudo dhe për këtë Aulona e ka një përgjigje: Me bashkëshortin këshillohem për çdo gjë. Ai e kuptoi idenë
time. Kisha frikë nëse ai do të pranonte të bëhej pjesë e setit, por ai e mirëkuptoi. Ne kemi krijuar këtë marrëdhënie dhe për fat të mirë të dy jemi mendje hapur. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për të dy ne, prandaj një çift funksionon se keni të njëjtin vizion.