“Historia e dashurisë” brenda kupolës komuniste/ Ismail Kadare rrëfen për herë të parë: Ishte vajzë e hijshme nuk kërkoi asgjë nga unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ismail Kadare është rrëfyer i plotë për jetën e veprën e tij në “Koha për rrëfim”, një dialog i shkrimtarit me studiuesen Alda Bardhyli.

Në këtë libër, ka shumë histori që ia njohim shkrimtarit të madh, por ka edhe disa rrëfime për herë të parë.

Një prej tyre, është “flirti” i dashurisë së Ismail Kadaresë me një vajzë afër enturazhit të Enver Hoxhës, një dashuri që sipas asaj që rrëfen Ismaili në përgjigjet e tij për Alda Bardhylin, duhet të ketë ndodhur në vitin 1976-1977. Një vit ka zgjatur ky flirt, që nuk shkoi përtej simpatisë së Ismailit dhe vajzës misterioze nëpërmjet letrave të dashurisë.

Jo vetëm kaq, por kjo histori u zbulua shumë shpejt nga Sigurimi i shtetit, madje, u hartua edhe një dosje. Vetë Kadare, sikurse tregon në rrëfimin e tij në libër, e ka hedhur në libër këtë ndjenjë, pikërisht te “Vajza e Agamemnonit”, ku personazhi kryesor, një shkrimtar, flet për Suzanën, vajzën që dashuronte. “Vajza e Agamemnonit” u shkrua në 1985, pra gati 10 vite pas këtij flirti të jetës së tij reale, dhe nuk u botua atëkohë. Në dorëshkrim, ai u nxorr nga Shqipëria drejt Francës, nëpërmjet botuesit francez të veprave të Kadaresë, duke u vendosur në një bankë në Paris.

Ja sesi e tregon vetë Ismail Kadare për herë të parë këtë histori në librin e botuar në 85-vjetorin e lindjes së tij “Koha për rrëfim”:

Ndërkohë, dosja që Autoriteti i Dosjeve ju dorëzoi juve disa kohë më parë është krejt e ndryshme nga ajo e Velos. Edhe pse keni qenë në vëmendjen e regjimit, ajo dosje i ngjante më shumë një libri me recenca kritikash ndaj jush. Në shtyp është folur për një dosje të Sigurimit ndaj figurës suaj. I fundit që e ka përmendur këtë, është një ish-funksionar i njohur i kohës, Q. Lame. Ai thotë se “dosja për I. Kadarenë mund të jetë asgjësuar që në vitin 1979”. Përse duhej të asgjësohej apo të zhdukej dosja juaj?

Ndoshta kanë pasur frikën e zbulimit deri në fund të gjërave dhe kjo, për dy arsye: e para, Enver Hoxha nuk donte të linte për mua një mundësi të hapur për arrestim, apo futjen në burg, çka do të thoshte se mua mund të më vihej në diskutim jeta, pasi në burg edhe të vrisnin apo të mbysnin. Ai nuk e donte këtë gjë, sepse e dinte që bota nuk do ta linte rehat, ndaj donte ta shmangte një ngjarje të tillë, pasi nuk do t’i falej. Nga ana tjetër, sigurimet e huaja më mbronin përmes provokimeve të tipit: “Kemi dëgjuar që Kadarenë duan ta kapin e ta fusin në burg”. Ndaj Hoxha e përjashtonte mundësinë e ndodhjes së një ngjarjeje të tillë, duke e parandaluar. Kjo ishte, ndoshta, një ndër arsyet, dhe më kryesorja.

Lexo edhe :  Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit demokrat, trafikonte emigrantë

Arsyeja tjetër ka të bëjë me një histori timen private. Një flirt që kam pasur me vajzën e një funksionari të lartë pranë Hoxhës. Vajza e tij më kishte dërguar disa letra dashurie. Ishte ende e re dhe nga librat që lexonte, u dashurua me mua. Ata kurrsesi nuk donin të dilte kjo histori.

A u jeni përgjigjur ju letrave të saj të dashurisë?

Po, i jam përgjigjur dashurisë së saj.

Sa zgjati kjo histori në kohë?

Ndoshta një vit, më pas unë e kuptova që lidhja jonë ishte zbuluar dhe fillova t’i shmangesha. Ishte Todi Lubonja që më paralajmëroi. Kur e takova pas një viti, i tregova. Diçka kishte pikasur edhe ajo, pasi e ndiente se përgjohej kudo.

Ajo nuk është se pati presione se s’duhej të takohej me ju?

Nuk e di, ndoshta po, ndoshta jo. Por ishte një vajzë shumë serioze, shumë e heshtur, shumë e pa dyshuar se bënte proçka me këtë histori.

Një histori dashurie brenda kupolës komuniste. A nuk kishit frikë?

Nuk kisha frikë. As vetë nuk e kuptoj, por deri në fund nuk kisha asnjë shqetësim, edhe pse isha futur në një terren që ishte allasoj, që ishte “ruana o Zot”.

Ndoshta ndjesia që të jep letërsia të zbulosh misterin ju bënte të flirtonit edhe me rrezikun?

Ndoshta ishte misteri, ndoshta bukuria e saj e brendshme. Ishte një vajzë e hijshme, e denjë. Nuk kërkoi asgjë nga unë. Ishte vajzë me dinjitet. Por lidhja jonë ishte një tragjedi që duhej mbyllur shpejt. Mbaroi pa pasoja. Nuk është një histori që është përhapur gjerësisht deri tani. Ishte koha kur kisha çuar në shtëpinë botuese romanin Dimri i vetmisë së madhe dhe prisja me ankth përgjigjen. Ajo është e pranishme në këtë libër.

(Marrë nga libri “Koha për rrëfim”)

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV