Tenis/ Eleminohet Dominik Tim, e mund numri 114 në botë, Dimitrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Surpriza e radhës në Turneun e Hapur të Australisë në tenis, “Australian Open”, ka qenë eliminimi i Dominik Timit. Ka qenë Grigor Dimitrov që ka fituar ndaj austriakut 3-0, në një ndeshje të dominuar tërësisht nga tenisti bullgar.

Për femra kalojnë në çerekfinale Osaka dhe Uilliamsi. Kështu, e diela ka nisur me shumë surpriza në “Australian Open”.

Fillimisht kualifikohet për në çerekfinale rusi Alsan Karacev, numri 114 në renditjen botërore, i cili kurrë nuk kishte luajtur një turne madhor, të njohur ndryshe si “Grand Slem”.

Ai eliminoi Aliasime, e më parë numrin 8 në botë, Diego Shuortzman. Më pas i vjen radha Grigor Dimitrovit, sa i paparashikueshëm aq edhe i rrezikshëm. Ai eliminoi një nga favoritët e mëdhenj, finalistin e vitit të kaluar, Dominik Tim.

Tenisti bullgar, dy vite më parë mundi Rozher Federer në Turneun e Hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “US Open”. Dimitrov fitoi me lehtësi të mahnitshme 3-0, (6-4, 6-4 dhe 6-0) në dy orë dhe një minutë lojë, ndërsa austriaku, numri 3 i botës, i cili ishte çuditërisht i pavëmendshëm. Tepër të vështirë e ka patur kualifikimin për më tej në “Australian Open” edhe Naomi Osaka.

Ajo arrin të fitojë një ndeshje tepër të luftuar nga fillimi deri në fund, ndaj Garbinje Muguruza, ndeshje e cila zgjati gati 2 orë. Në çerekfinale, fituesja e “Australian Open 2019” do të përballet me Su-Uein.

Kjo e fundit ka eliminuar Marketa Vondrusovën, numrin 20 në renditjen botërore për femra. Turin e ka kaluar edhe Serena Uilliams, numri 11 në botë.

Amerikania ka mundur 2-1 me sete Arina Sabalenkën, 6-4, 2-6, 6-4, pas 2 orë e 11 minuta lojë.

Të fundit

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Presidenti Begaj niset nesër drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papës

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut të shtunën. Mësohet se Begaj do të niset nesër drejt vendit...

Lajme të tjera

Web TV