17 shkurti, datë e shënuar për shqiptarët, Kosova feston 13-vjetorin e pavarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tashmë, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

Përvjetori i trembëdhjetë i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të shënohet me shumë aktivitete të organizuara nga institucionet qendrore dhe lokale.

Po ashtu, pavarësia e Kosovës festohet edhe nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, diaspora e më gjerë.

Ceremonitë që pritet të mbahen sot në Prishtinë për rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

Kosova shënon sot 13-vjetorin e shtetësisë së saj me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet e saj qendrore dhe ato lokale.

Ceremonitë për nder të kësaj dite do të fillojnë me ngritjen e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Zyrës së Kryeministrisë, në të cilin do të marrin pjesë ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa nën përkujdesjen e u.d. presidentit së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet edhe një pritje shtetërore.

Gjatë ditës do të ketë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz dhe Skenderaj, shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, Reçak dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Do të mbahen edhe aktivitete sportive si Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës në Prishtinë, Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes. Në Han të Elezit, Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut Prishtinë, Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike në Viti.

Lexo edhe :  Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Për nder të 13-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” dhe ndarja e çmimeve vjetore për letërsi nga MRKS-ja në Prishtinë.

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, KK i Prizrenit mban mbledhje solemne dhe ndan dekoratën “Nderi i Qytetit” për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Bujar Gjurgjealën, ndërsa mbledhje solemne do të mbahen edhe në Komunën e Skenderajt, Podujevës dhe komunat e tjera.

Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

Të fundit

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit/ E papranueshme heshtja!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë...

VIDEO/ Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasjeje me një zog...

Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem

Një vizitë e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem ka shkaktuar tensione të larta. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV