Burri hedh nga shkëmbi gruan shtatzënë pasi bënë një selfie, arsyeja do t’iu trondisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë turk i cili pozoi me gruan e tij shtatzënë për një foto romantike në majë të një shkëmbi, dyshohet ta ketë shtyrë atë duke i shkaktuar vdekjen, në mënyrë që ai të përfitonte paratë e sigurimit të jetës.

Sipas mediave të huaja, Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeçe dhe foshnjës së tyre të palindur ndërsa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi. Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi ku ajo dhe foshnja u vranë menjëherë.

Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 Lira Turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai’.

Prokurorët pohuan se e vetmja arsye që ata u ndalën në majë të shkëmbit për tre orë ishte që ai të sigurohej që askush të mos ishte pranë. Ata pretendojnë se Aysal sapo e kuptoi se ishin vetëm, e vrau me dashje gruan e tij duke e shtyrë nga shkembi.

Akuza gjithashtu vuri në dukje se Aysal kishte kërkuar pagesën e sigurimit pak kohë më vonë, por ajo u refuzua kur u zbuluan lajmet e hetimit. Kështu, Gjykata e Lartë Penale ka vendosur që ai të vendoset në paraburgim për vrasje me paramendim.

Në një intervistë me video, gjykata dëgjoi nga vëllai i viktimës Naim Yolcu i cili tha: “Kur shkuam në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin, Hakan ishte ulur në makinë. Familja ime dhe unë ishim shumë të mërzitur, por Hakan nuk dukej të jetë i trishtuar”.

Lexo edhe :  Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t'i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Ai shtoi: “Motra ime ishte gjithmonë kundër marrjes së kredive. Sidoqoftë, pasi ajo vdiq, mësuam se kishte tre hua të marra nga Hakan në emër të motrës time”.

“Gjithashtu, Semra kishte frikë nga lartësitë”.

Ndërsa Aysal, i pyetur në lidhje me paratë e sigurimit të jetës, ka thënë: “Unë kam qenë i interesuar në sportet ekstreme që nga viti 2014; Kjo është arsyeja pse unë kisha sigurim të jetës para se të martohesha”.

Ai ka mohuar të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, duke thënë: “Pasi bëri një foto, gruaja ime futi telefonin në çantën e saj. Më vonë ajo më kërkoi t’i jepja telefonin. Unë u ngrita dhe pastaj dëgjova gruan time që bërtiste pas meje kur unë u largova disa hapa larg për të marrë telefonin nga çanta e saj. Kur u ktheva mbrapa, ajo nuk ishte atje. Unë nuk e shtyva”.

Të fundit

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Lajme të tjera

Web TV