Nëna humbi jetën nga Covid-19, denoncon djali: I vodhën vathët prej ari me gur diamanti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Itali – Humbja e sendeve personale të pacientëve që humbin jetën nga koronavirusi është kthyer në shqetësim për familjarët. Djali i një pacienteje ka denoncuar se janë zhdukur bizhuteritë prej ari të bardhë të nënës së tij të ndjerë.

Ajo ishte shtruar në pavijonin Marchiafava në spitalin San Camillo, Romë, ku humbi edhe betejën me Covid-19. Djali, i identifikuar si Mirko Marsella kishte shkuar për të mbledhur sendet personale, por në qesen plastike kishte vetëm disa veshje, por mungonin vathët.

“Ajo që ndodhi me ato vathë është një mister. Unë kam prova që nëna ime hyri në spital me ato vathë. Sa herë që më dërgonte foto nga spitali, ajo i kishte ato”, tha Marsella, raporton media italiane ‘La Republica’.

Sipas tij, dikush ia hoqi në momentin që ndërroi jetë. I thanë se nuk kishin parë asnjë palë vathë, por djali nuk dorëzua dhe kontaktoi avokatin e tij, i cili i tha të presë dhe të thërrasë karabinierët.

“Unë nuk e firmosa fletën ku duhet të kisha konfirmuar praninë e të gjitha sendeve personale të nënës sime”, shton Marsella, i cili priti karabinierët para spitalit.

“Unë mblodha sendet e tjera, po përgatis një letër dhe nesër në mëngjes do të shkoj të paraqes një ankesë: ato vathë prej ari të bardhë, të cilat kishin një diamant të vogël, ishin një dhuratë dhe thoshte që donte t’i mbante me vete edhe në arkivol”, tha Marsella, i cili pretendon se ia kanë vjedhur.

Pak para Krishtlindjeve, vajza e një 68-vjeçari nga Fondi, i cili gjithashtu vdiq në San Camillo për shkak të Covid-19, shkoi në spital duke kërkuar që unazën e martesës dhe ato pak pasuri që babai i saj kishte me vete. Por asaj i kishin thënë se nuk kishte asnjë gjurmë nga ato objekte. Të gjitha ishin zhdukur, së bashku me rrobat dhe syzet.

Të fundit

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht...

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se ish...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Lajme të tjera

Web TV