Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi rrëfen e përlotur si ndodhi ngjarja (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, emisioni “Shqipëria Live” ka sjellë në vëmendjen e publikut historinë e Ferdonije Qekrezit, të cilës më 27 mars të vitit 1999 i rrëmbyen 11 burra, mes tyre katër djemtë dhe burrin e saj.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, ajo rrëfeu edhe njëherë ngjarjen e rëndë të asaj dite, ku djali më i vogël i saj ishte vetëm 14 vjeç dhe burri 53 vjeç.

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

“E mbaj mend sikur sot. Ishte ditë e kobshme për familjen. Ishim 4 familje në shtëpi. Ka qenë ditë e shtunë, kur ishte ora 11 e paradites erdhi policia ushtarake e Serbisë. Na panë sa ishim, na numëruan. Pyesin bashkëshortin kush janë këta, dhe ai i prezanton. Ky kontroll ishte hera e parë që u bë në shtëpinë tonë. Nuk e di pse u bë ky kontroll, ne jemi këtu vetëm shqiptarë”, tregon Ferdonija.

Kjo e fundit shton se në ato momente, ato u kanë thënë që të rrinë në shtëpi, pasi askush nuk do t’i ngacmonte.

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

“Patëm parandjenja. Burri tha të rrinim në shtëpi se nuk kishim ku të shkonim. Kemi jetuar tamam si qytetar të Gjakovës. Shkoi ora 3.30 dhe erdhën sërish. Për nja një orë e gjysmë morën burrat dhe më pas u kthyen së bashku me dy policë që thanë që do të na ruajnë. Ata kërkuan një tavolinë që të uleshin që të na ruanin. I kërkuan raki djalit dhe burri tha se nuk ka, kemi vetëm lëngje. Kanë ngrënë shpesh edhe te qebaptorja jonë, që shpesh as nuk kanë paguar. Ne kemi qenë një familje punëtore, me biznes të vogël”, vijon ajo rrëfimin.

Lexo edhe :  Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

Ferdonija tregon se në një moment një nga policët i ka thënë bashkëshortit të saj: “’Duhet me ju pre kryet, se shqiptarë nuk ka më pas’. Burri i tha: ‘Ne shqiptarët nuk kemi pas asnjë konflikt’”.

Pas këtyre fjalëve, ata kanë marrë burrat dhe pasi kanë vendosur maskat, kanë marrë edhe djemtë e rinj. “U kthyen prapë dhe na kërkuan para, ne nuk kishim dhe nuseve u morën bizhuteritë”, tha Ferdonije.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV