Ushtritë më të fuqishme në botë për 2021/ Ku renditen Turqia, Greqia, Izraeli, Serbia..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Global Firepower ka publikuar listën e vendeve sipas fuqisë ushtarake për vitin 2021. Lista me ushtritë më të fuqishme ushtarakisht në botë nuk ka ndryshime në vendet e para të saj ku kryesohet nga SHBA-të me një indeks tepër të lartë, ndjekur nga Rusia dhe Kina në vend të dytë dhe të tretë me një diferencë të madhe në raport me amerikanët sa i përket fuqisë ushtarake, investimeve si edhe potencialit ushtarak.

Në vend të katërt renditet India, e pesta Japonia dhe e gjashta Koreja e Jugut, e ndjekur në vend të shtatë nga Franca dhe të tetë nga Britania e Madhe.

Brazili renditet i nënti dhe Pakistani i dhjeti. Shteti islamik është zgjeruar ushtarakisht këtë vit me investimet e bëra për shkak të rivalitetit të madhe me Indinë duke u rritur në renditje.

Duhet theksuar se pjesa më e madhe e vendeve më të fuqishme janë fuqi bërthamore, përveç Koresë së Jugut dhe Japonisë, të cilat ia kanë ndaluar vetes prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Turqia renditet në vendin e 11 duke lënë pas Italinë dhe Egjiptin në vendet e 12 dhe 13.

Renditja sipas GlobalFirepower për vitin 2021

1-SHBA
2-Rusia
3-Kina
4-India
5-Japonia
6-Koreja e Jugut
7-Franca
8-Britania e Madhe
9-Brazili
10-Pakistani
11-Turqia
12-Italia
13-Egjipti
14-Irani
15-Gjermania
16-Indonezia
17-Arabia Saudite
18-Spanja
19-Australia
20-Izraeli.

 

Të fundit

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike....

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Lajme të tjera

Web TV