Xhamia hap dyert për të pastrehët dhe migrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një xhami në Francë ka qenë strehë e sigurt për shumë të pastrehë dhe migrantë gjatë ditëve të vështira të dimrit.

Xhamia Mantes Sud në Yvelines, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Paris, ka vendosur shtretër brenda xhamisë për ata që strehohen. Me mbështetjen e shoqatës “As Suffa”, ajo gjithashtu shërben ushqime për nevojtarët.

Ishwor, një migrant nepalez i cili u strehua në xhami, tha se nuk do të harrojë që myslimanët i hapën dyert e tyre gjatë netëve të ftohta.

“Myslimanët na pritën. Jam shumë i lumtur që jam pritur në një vend kaq të dalluar”, tha ai.

Abdelaziz el Jaouhari, kreu i shoqatës së xhamisë, tha se xhamia u ndërtua në vitin 2015 dhe se ajo shërben si një vend adhurimi, si dhe një qendër për dije dhe për aktivitete shoqërore.

Derisa e ndërtonin xhaminë, tha Jaouhari, ata kishin parasysh rolin e xhamive gjatë epokës së Profetit Muhamed.

“Xhamitë e tij (të Profetit Muhamed) kishin tri funksione kryesore: Bashkimin e njerëzve, aftësimin e tyre për të marrë njohuri dhe sigurimin e mbështetjes sociale”, tha ai.

Kati i tretë, që do të ndërtohet, do të shërbejë si një qendër për dituri, shtoi ai.

“Ne dëshironim të ndiqnim sunetin (praktikën) e Profetit Muhamed”, tha Jaouhari.

“Ne ofrojmë strehim emergjent për të pastrehët gjatë gjithë vitit. I hapim dyert e xhamisë jo vetëm për myslimanët, por për këdo që na troket në derë”, shtoi ai.

Jaouhari tha se kanë marrë mbështetje nga shumë njerëz pasi bënë thirrje në mediat sociale, duke shtuar se njerëzit dëshirojnë të jenë vullnetarë në xhami për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ndërsa të tjerët kanë dërguar materiale për ndihmë.

Lexo edhe :  Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

Aisha Bendoukha, një nga vullnetaret me origjinë algjeriane, tha se ajo vjen në xhami çdo të shtunë si vullnetare dhe ndihmon në punën bamirëse.

Duke theksuar se shërbejnë vakte për më shumë se 150 njerëz në ditë, ajo tha: “Kështu e ndryshojmë botën çdo ditë”.

Khedima Kadgam, një tjetër vullnetare, tha se numri i vullnetarëve në xhami është në rritje, duke shtuar: “Ideja për të qenë të dobishëm për dikë na jep forcë dhe motivim”.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV