Investimet në Librazhd, Balla: Rrjeti i ri ABC ul me 90% shansin për defekte dhe kohën për riparimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1867 abonentë të zonave malore të Librazhdit dhe Përrenjasit janë përfitues të investimit të OSHEE me rrjetin e ri ABC i cili synon të minimizoje defektet, kohën e riparimit të tyre dhe humbjet në rrjet.

Janë 24 gabina në një sipërfaqe prej 54 km ndërsa humbjet në rrjet nga 42% janë parashikuar të bien në 10%.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra inspektuan punimet pranë fshatit Funarës.

Balla tha se defekte dhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, por jemi duke investuar në çdo cep të Shqipërisë me rrjetin më të mirë të shpërndarjes së energjisë elektrike në mënyrë që defektet të jenë të rralla dhe koha e riparimit më e shpejtë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm për transformimin e vazhdueshëm të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë Librazhd. Bëhet fjalë për një rrjet të qëndrueshëm që ul me 90% shansin për defekte dhe kohën për riparimin e tyre.

Problemet që u shkaktuan nga moti i keq u adresuan menjëherë dhe tashmë riparimi i defekteve është drejt fundit. Por problemet për shkak të motit të keq dhe stuhive ndodhin edhe në vende të zhvilluara .”

Rrjeti i ri që po investohet në këto zona malore parashikon edhe vendosjen e 7 mijë shtyllave të reja të cilat do të garantojnë jetëgjatësinë e investimit.

Të fundit

Thyen rekordet/ Ky është filmi i ri më i shikuar në Netflix

Filmi i ri origjinal i Netflix-it, “La Dolce Villa”, është bërë komedia romantike më e shikuar në Netflix, duke...

Modelja shqiptare sfidon rrjetin: Elegancë dhe guxim në një fustan gjysmë transparent

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me fotot e fundit ku shfaqet me një fustan gjysmë transparent prej dantelle të zezë. Pamja...

Konfirmimi i presidentit të UEFA: Euro 2027-ën e kërkuan vetë Shqipëria dhe Serbia

Euro 2027 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nuk ishte thjesht një rastësi. Eventi u kërkua të organizohej nga dy vendet dhe kjo u konfirmua nga...

Vrasja e 67-vjeçarit në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar

Autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit në fshatin Vilëz ka rënë në prangat e policisë së Lezhës. Blutë bëjnë me dije se në momentin...

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Shefkie Mataj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) TIRANË-Kolegji i Posaçëm i...

Lajme të tjera

Web TV