Puthi një grua në vend që ta dënonte për shkelje të orës policore, polici pezullohet nga puna (VIDEO)

Një polic është pezulluar nga puna në Peru pasi u kap duke puthur një grua të re, të cilën duhej ta dënonte për shkeljen e orës policore në pandemi.

Pamjet e siguruara nga një kamerë sigurie tregojnë se polici po puthet me gruan pasi duket se ajo mundohet ta bindë zyrtarin që të mos e ndëshkojë në këmbim të puthjes.

Mediat e huaja shkruajnë se polici, ende i paidentifikuar është pezulluar nga detyra dhe po zhvillohen hetime për këtë rast.

Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, tha: “Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje. Gruaja e re nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë. Më pas, ai e heq maskën dhe ia jep një puthje. Ky veprim është shumë serioz në vete dhe për këtë arsye ai është pezulluar”.