Ktheu urbanin e Kombinatit në mes të rrugës/ Policia gjen shoferin dhe i ndodh e papritura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferi i një urbani të linjës së Kombinatit mori dje gjithë vëmendjen e mediave pasi e ktheu autobusin në mes të rrugës, duke kapërcyer dhe trafikndarësen. Pamjet u regjistruan nga kalimtar të rastit dhe u publikuan në rrjetet sociale.

Kjo manovër në rrugë i ka kushtuar shtrenjtë shoferit të urbanit pasi policia e ka identifikuar dhe i ka pezulluar patentën.

“Nisur nga pamjet e publikuara në disa media sociale, ku shfaqet një autobus i një linje të transportit publik qytetas duke kapërcyer trafikndarësin në një nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autobusit dhe të drejtuesit të tij.

Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, Policia Rrugore ka proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, drejtuesin e autobusit, shtetasin S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”, njofton Policia.

Të fundit

Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth...

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth 80 mijë zgjedhës të cilët...

Horoskopi i ditës së sotme, e mërkurë, 7 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të...

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë,...

Lajme të tjera

Web TV