Me maska dhe armë/ Dhunohet i riu në një lokal në Krujë, policia: Kemi pamjet filmike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë më parë, disa persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në një lokal në Krujë dhe kanë goditur me sende të forta në kokë një person.

Raportohet se është goditur 30-vjeçari Elvis Elezi, banues në Fushë Krujë, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Krujës, e cila njofton se ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për ngjarjen, si dhe ka parë pamjet filmike të lokalit.

Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në media, ku shfaqen disa persona duke dhunuar një shtetas në një lokal, ju sqarojmë se: “Më datë 17.02.2021, në orën 19:40, në ambientin e një lokali në Fushë Krujë, kanë hyrë disa persona ende të paidentifikuar (dyshohet të armatosur), të cilët kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë shtetasit E. E., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesën e tij.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. E. është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, të cilët kanë bërë shoqërimin e disa shtetasve të dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale janë administruar disa pamje filmike”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijojnë punën intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Të fundit

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme...

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi...

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e...

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë...

Gati transferimi i bujshëm, Inter sakrifikon Asllanin për yllin e ri të Italisë

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që vjen, pasi lojtari të kryejë...

Lajme të tjera

Web TV