Pasi u nda nga Jonida, Romeo Veshaj nis romancën me vajzën e ministrit Peleshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej kohësh, këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj, kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar për romancën e tyre me uljet e ngritje të shumta.

Mirëpo, Jonida ishte ajo që deklaroi së fundmi se këtë vit, Shën Valentini e gjeti single, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Romeos ka marrë fund.

Këngëtarja u rrëfye gjatë emisionit të saj “Jonida’s Room”, teksa e ftuara, Kleoniki Delijorgji, po i lexonte disa letra.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida.

Këngëtarja e tha fjalën e saj, ndërsa Romeo qëndroi i heshtur pas kësaj deklarate. Mirëpo, “Iconstyle.al” ka mësuar se në fakt, aktori po shijon një romancë të re me një vajzë jo pak të njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Aleksia Peleshin, vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, me të cilën ai ka shijuar një ditë në Vlorë.

Dyshja ka ndarë foto nga i njëjti vend dhe përveç këtyre pamjeve, vetë Aleksia ka ndarë në rrjetet e saj sociale foto në makinë, ku mund të dallojmë fare lehtë Romeon i cili shfaqej duke i dhënë makinës.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV