Qëlloi për vdekje gruan me armën e shërbimit, efektivi i Gardës rrezikon burgim të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për efektivin e Gardës së Republikës Alket Arapaj, i cili dy vite më parë qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Ervilma Seferaj, me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit së 12 shkurtit 2019, teksa Alket Arapaj po dilte nga shtëpia në zonën e Alliasit, për në punë. Ai është konfliktuar me gruan e tij dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi për vdekje me dy plumba.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, tha pas vrasjes Arapaj. Të dy bashkëshortët ishin besimtarë dhe frekuentonin rregullisht xhaminë e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj efektivit të Gardës Alket Arapaj akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare”. Nëse Gjykata e shpall fajtor, 46 vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Të fundit

Deputeti i PD: Si i gënjeu Berisha demokratët tre vite më parë

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, tha se në zgjedhjet e 11 majit nuk kishte garë mes partive. Në një lidhje intervistë...

14 shtete ngrenë padi kundër Musk për shkurtimet e shpenzimeve federale

Gjyqtarja amerikane Tanya Chatkan i ka lejuar një grupi prej 14 shtetesh të ngrenë një padi kundër përpjekjeve të miliarderit Elon Musk për të...

Kryebashkiaku i Londrës mbështet thirrjen për reformën e ligjit për kanabisin

Një raport i mbështetur nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, bën thirrje për dekriminalizimin e posedimit të sasive të vogla të kanabisit për përdorim...

“Kërcënim për sigurinë”, ky vend kërkon ndalimin e rusëve nga hyrja në zonën e Shengenit

Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike të Shengenit...

BSH prezanton raportin e BERZH/ Sejko: Politikat të jenë të harmonizuara me integrimin

Banka e Shqipërisë po prezanton raportin e tranzicionit të BERZH. Guvernatori i BSH Gent Sejko u shpreh se politikat industriale që duhet të ndërmarrë vendi...

Lajme të tjera

Web TV