Gabriele Gravina rizgjidhet në krye të FIGC-së, drejton futbollin italian deri në 2024-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiton me thuajse 2/3 e votave, drejton futbollin italian deri në 2024-ën. Ka qenë njeriu që e udhëhoqi futbollin italian përmes asaj që padyshim mund të cilësohet si periudha më e vështirë e topkëmbës së Apenineneve. Dhe Gabriele Gravina është përzgjedhur përsëri President i Federatës Italiane të Futbollit. Gravina i cili është në krye të Federatës që prej 22 tetorit 2018, ka fituar edhe një mandat tjetër.

67-vjeçari ka marrë 73.45% të votave, duke mundur rivalin e tij, kreun e Ligës Amatore, Kozimo Sibilia i cili mori 26.25% të votave. Kështu, Gabriele Gravina zgjidhet për herë të dytë radhazi në krye të Federatës Italiane të Futbollit ku pasoi Karlo Tavekion në vitin 2018. Tanimë ai do ta udhëheqë organizmin që qeveris futbollin italian deri në 2024-ën.

“Faleminderit për përkushtimin, për durimin dhe vullnetin për t’u bashkuar me mua në këtë rrugëtim jetik”, – ka thënë Gravina duke folur pas rizgjedhjes. “Pjesa e dytë e ndeshjes sonë është gati për të nisur dhe faleminderit për besimin që më dhatë”, – shtoi ai. Javën e shkuar, Gravina foli kundër propozimit për të mbajtur një Superligë të re Evropiane të Futbollit, duke këmbëngulur “se ishte absolutisht kundër kësaj ideje”.

Të fundit

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Lajme të tjera

Web TV