‘Në SHBA ndër të parat ishte Bleona Qerreti, s’ka sëmundje dhe nuk është mbi 80 vjec’/ Spahiu bën deklaratën e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka dhënë në emisionin “Open” dy argumente pro dhe dy kundër për vaksinimin që po i bëhet disa figurave të njohura shqiptare, si Alfred Moisiu, Tinka Kurti apo Margarita Xhepa.

Përpos argumentave, Spahiu tregoi dhe rastin e këngëtares sonë Bleona Qerreti, e cila ishte ndër të parat që u vaksinua në SHBA, edhe pse nuk është mbi 80 vjeçe apo e rrezikuar me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Si e shpjegoni këtë?”, pyeti Spahiu në studio.

Spahiu: Kam dy argumente ligjorë kundër vendimit të Edi Ramës dhe dy argumente pro. Në SHBA një nga personat e parë që ka bërë vaksinën është Bleona Qerreti. Ajo s’është as personalitet, as me sëmundje as mbi 80 vjeç.

E para, qeveria ka detyrim ligjor të mbështetet në Kushtetutë për vendime që mund të merren në kohë që vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Në bazë të kushtetutës jeta e njeriut mbrohet me ligj, pra në bazë të kusht nuk mbrohet jeta e një personi duke i dhënë perioritet një njeriu publik.

E dyta, është e papranueshme që një vendim aq i rëndësishëm është një vendim partie. Një vendim se kush duhet të jetojë dhe kush jo të jetë një vendim i marrë në parti. Mund të jesh personalitet, por nuk është kriter që të jesh i pari që të bësh vaksinën. Duhet të jesh shtresë vulnerabël që të bësh vaksinën. Nuk mund të bësh vaksinën sepse ke bërë 10 filma në kinostudio.

E treta, shumë mendojnë se Rama do fitojë zgjedhjet se vaksinoi 30 personalitete, e kanë gabim. Unë mendoj që duke vaksinuar 30 personalitete, ai humb mijëra vota, sepse është inati i këtyre shqiptarëve të tjerë që pse vaksinoi ata dhe jo neve.

Lexo edhe :  Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

E katërta, ka një tendencë në Shqipëri, që mendohet se toka rrotullohet rreth Shqipërisë dhe jo rreth diellit. Gjermani ka vaksinuar me dy doza 1.3% të popullësisë, pra krijuesi i vaksinës ka bërë kaq pak. Kush mendon se do eci më shpejt se prodhuesi i vaksinës, e ka të kotë.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV