Dinamo/ Administratori Barushi: E kalojnë Skënderbeun, në gjysmëfinale dua derbin me Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dinamo “ka peshkuar” Skënderbeun në shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë dhe, duke folur pas ceremonisë së zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare”, drejtori i bluve, Ermal Barushi ka deklaruar: “Dua një derbi me Partizanin në gjysmëfinale, ja ku do të luajmë ndaj korçarëve”. Dinamo dhe Skënderbeu, do të përballen sërish pas plot 9 vitesh në një ndeshje zyrtare.

Goglat i vunë përballë ditën e sotme këto 2 skuadra në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku skuadra kryeqytetase do të jetë pritëse. Kjo sfidë me shumë gjasa do të zhvillohet në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës, kjo gjë u konfirmua nga administratori i bluve, Ermal Barushi, i cili në prononcimin për mediat, u shpreh: “Jemi të kënaqur që kthejmë Dinamon në këtë nivel.”

“Sidoqoftë, kjo përballje i ka munguar kampionatit dhe këtyre dyja skuadrave prej 9 vitesh, – ka vijuar ai. – Shorti mendoj që është një short i mirë. Shpresoj dhe them që me pak vështirësi mund ta kalojmë. Ne e kemi objektivin që të vazhdojmë, t’i marrim ndeshjet një e nga një, pavarësisht se jemi ekip i Kategorisë së Parë. Shpresojmë që të shkojmë në gjysmëfinale. Mendoj që shorti ishte i mirë për ne.”

“Jam shumë i kënaqur që në qoftë se do të arrinim në gjysmëfinale, të kthenim një derbi Dinamo-Partizani. Ka 9 vite që ndeshja Dinamo-Skënderbeu nuk bëhet më, unë kam qenë faktor në fushën e futbollit, mendoj që është një ndeshje interesante. Edhe ky niveli i Kupës mund të bëhet në Pezë-Helmes, në kompleksin Internacional. Në gjysmëfinale dhe finale, përcaktohet nga stadiumi tjetër”, – përfundoi Barushi.

Të fundit

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit...

Zelensky: Moska po na tregon se do të vazhdojë luftën

"Rusia vazhdon të lëshojë ultimatume thjesht sepse dëshiron të vazhdojë luftën". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përsëriti këtë në një konferencë të përbashkët për...

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare,...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Lajme të tjera

Web TV