Edhe Bulku zbret në fushë, ekipi kombëtar të Nën-17-vjeçarëve nis përzgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi Kombëtar i Nën-18-vjeçarëve do të zhvillojë të enjten (datë 25 shkurt 2021) një seleksionim me lojtarë të vitlindjeve 2005-2006 nën drejtimin e trajnerit të ri Ervin Bulku. Kjo mund të quhet edhe premiera e Bulkut, i cili u emërua në këtë post pak javë më parë dhe tani do të nisë punën në terren.

Në këtë seleksionim, që nis në ora 10:30 në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, do të jenë të ftuar rreth 45 lojtarë, të cilët aktivizohen që të gjithë në kampionatin shqiptar.

Synimi i trajnerit Bulku është që evidentojë të gjithë të talentuarit e moshës 16 dhe 15 vjeç e që mund të jenë të vlefshëm për ekipin kombëtar të Nën-17-vjeçarëve.

Duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë elementët e perspektivës, stafi teknik do të ketë mundësinë të ndërtojë gradualisht bazat e skuadrës së të ardhmes dhe gjithashtu furnizimi i ekipeve kuqezi të moshave me lojtarë të rinj.

Duke qenë se aktualisht ekipi Kombëtar të Nën-17-vjeçarëve nuk ka ndeshje zyrtare të parashikuara, trajneri Bulku po përgatit grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV