Kukësi/ Nexhipi: Teuta, një kundërshtar i vështirë, por e duam Kupën për një trofe këtë sezon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç duelit Laçi-Partizani, dueli tjetër i fortë, i cilësuar edhe si një finale e parakohshme, ishte edhe ai Teutës dhe Kukësit. Dhe Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ishte i pranishëm në shortin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku goglat e vunë përballë skuadrën verilindore me kampionët e Teutës. Kukësianët do të jenë mysafirë në “Niko Dovana”. Në prononcimin për mediat pas shortit, Nexhipi foli për këtë përballje si dhe për ecurinë e deri tanishme të Kukësit.

“Një short interesant, Teuta është ekip mjaft cilësor dhe normal që do të jetë një përballje e vështirë, – ka deklaruar ai fillimisht. – Është përballje me një ndeshje të vetme, ai që do të japë maksimumin atë ditë, besoj që do të kalojë më tej. Ne e dimë që e dimë që tani jemi larg kreut të tabelës dhe do të synojmë që këto ndeshje që kanë mbetur të afrohemi sa më shumë, sepse ka edhe shumë ndeshje që kanë mbetur.”

“Sidoqoftë do të luftojmë që të bëjmë më të mirën dhe ta mbyllim sa më mirë këtë sezon, – ka vijuar zyrtari i verilindorëve. – Jemi larg është fakt, por duhet të bëjmë më të mirën në këto ndeshjet që kemi tani dhe të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Kemi pasur shumë oshilacione këtë sezon dhe kjo na ka penalizuar në situatën tani ku ndodhemi. Sidoqoftë kemi lojtarë mjaft cilësorë, shpresoj që do të dalim nga kjo situatë.”

“Fitorja e Kupës nuk mund ta themi që është shpëtimi i sezonit, gjithsesi ne futemi çdo vit për trofe, jemi larg Vllaznisë të vendit të parë. Do të bëjmë maksimumin që ta mbyllim këtë sezon me një trofe. Nuk kishim preferencë në short. Më mirë do ishte të përballeshim në këto moment me një ekip më të dobët, edhe pse e theksoj, janë ndeshje me 1 takim dhe mund të ndodhë çdo herë befasi”, – ka përfunduar Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV