“Sinjale pozitive për një marrëveshje me opozitën”/ Bamir Topi rikthehet në PD?

Teksa po afrohet data e zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kampi i opozitës së bashkuar po zgjerohet.

‘News24’ raporton se ka ditët e fundit ka pasur disa takime mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të FRD-së, partisë së Bamir Topit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, gazetari Stafa thekson se ka pasur takime intensive, ndërsa ka sinjale pozitive për arritjen e një marrëveshje. Kujtojmë se Topi në zgjehdjt e 2015-ës ka qenë në koalicion me maxhorancës, por më pas ‘rrugët’ u ndanë, ndërsa tashmë duket se ish-presidenti do të bashkëpunojë me PD-në.

Po ashtu mësohet se Balli Kombëtar Demokrat i drejtuar nga Artur Roshi, që aktualisht është në parlament, do i bashkohet koalicionit opozitar.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.