Një ditë pasi FRP firmosi marrëveshjen dhe bëri koalicion me Lulzim Bashën, kreu historik i kësaj force politike, Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Në letrën që Topi ka dorëzuar në strukturat e Partisë Bamir Topi shkruan:
“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”.
Ky vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.
/Fjala.al