“Dikur i linin përgjysmë, sot furnizohet me ujë çdo shtëpi”, Balluku inspekton punimet në ujësjellësin e Pogradecit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të enjte punimet në ujësjellësin e Pogradecit, që siguron furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 6 mijë banorë të Udenishtit dhe Memlishtit, dy fshatra me potencial të madh turistik.

Deri më tani në këtë ujësjellës janë realizuar afro 60% e punimeve. Gjatë fjalës së saj Balluku theksoi se sa i rëndësishëm është ky projekt për banorët e Pogradecit dhe rrethinat pranë saj.

“Ne jemi kujdesur që këto investime që në të shkuarën i linin deri tek depo, janë bërë investime që nuk e çonin ujin në çdo shtëpi. Investimet e bëra sot dërgon ujë në çdo familje. Uji është një nga shërbimet bazike që shoqëria ofron për qytetarët, por edhe atyre i kërkohet që të jenë të kujdesshëm. Kërkohet të ketë investime të konsiderueshme në këtë sektor, për t’iu përgjigjur normës prej 150 litra për çdo qytetar. Ne jemi angazuar dhe kështu do të bëjmë në këtë kantier”, tha Balluku.

Aktualisht në të gjithë vendin, janë të hapura më shumë se 200 kantiere sa i takon ujësjellës-kanalizimeve.

Të fundit

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Lajme të tjera

Web TV