Rakacolli: Nuk i ndryshuam masat se ka përmirësim të situatës, ja çfarë ndodh në 1 mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në Ora News, Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shpreh se nuk ndryshuan masat e këtyre dy javëve të fundit pasi ka pasur përmirësim të situatës me covidin.

Rakacolli tha se është vënë re që janë shtuar rastet në moshat e reja, sidomos te moshat 15 vjeç deri në 25, dhe deri 65 vjeç.

Rakacolli: Masat vendosen mbi rezultatet dhe vlerësimet e indikatorëve që monitorojnë situatën lidhur me incidencën javore dhe numrin e të shtruarve në spitale, e jetëve të humbura. Kemi një tendencë të vogël të numrit të infektimeve këtë javë. Ekspertët mendojnë që ta vlerësojnë më mirë këtë tendencë përmirësimi dhe ta shohin më qartë. Për këtë arsye u mendua që të mbetemi në këto nivele masash që kemi qenë në dy javët e kaluara.

Ne jemi bazuar në një strategji qysh në fillimin e pandemisë. Në të gjithë vendin kemi 1600 shtretër që janë të dedikuar për covidin. Për mirëmenaxhimin e tyre ka një skenar. Në momentin që u mbushën spitalet Covid në Tiranë, u futën spitalet rajonale. Kemi vënë re që janë shtuar rastet në moshat e reja, sidomos te moshat 15 vjeç deri ne 25, dhe deri 65 vjeç. Ndërsa mbi këto mosha shifrat janë më të ulta se më parë. Kur dal në rrugë nuk shoh të moshuar që ecin pa maska, gjë që nuk ndodh me të rinjtë. Nëse masat zbatohen sëmundja mund të parandalohet.

Rakacolli shtoi se pritet që në 1 mars të vijnë edhe 15 mijë doza të tjera nga kompania Pfizer në bazë të kontratës së bërë.

Rakacolli: Kemi filluar një proces vaksinimi dhe mendoj se transmetimi i virusit do të shkëputet. Unë shpresoj që ato 1600 shtretër që kemi nuk do të mbushen. Ne i kemi kushtet, por duhen dozat e vaksinimit. Kemi filluar vaksinimin në 11 janar, ndërkohë që në 6 janar ka filluar në një vend të BE-së si Holanda. Kemi qenë vendi i parë në rajon që kemi filluar vaksinimin. Pfizeri ka pasur një mosrespektim të furnizimit me vaksina për gjithë botën, për të rritur kapacitetin vaksinues. Pritet që në 1 mars të vijnë edhe 15 mijë doza të tjera nga Pfizer. Skenari më i mirë i përfundimit të procesit të vaksinimit është 14 muaj.

Të fundit

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja...

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV