Aksidenti i rëndë në Levan-Vlorë/ Benzi ndahet më dysh, trupi i të plagosurit në asfalt (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në autostradën Levan-Vlorë, ku raportohet se janë përfshirë tre makina.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur disa persona të cilët janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Vlorës. Një prej automjeteve të përfshirë në aksident tip ‘Benz’ është ndarë në mes duke dëshmuar dhe fuqinë e përplasje.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews trupi i njërit prej të aksidentuarve duket i shtrirë në asfalt shumë larg makinës.