Dy oficerë policie në Filipine kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur në një betejë me armë me agjentë federalë të anti-drogës, gjatë një operacioni të fshehtë që shkoi si mos më keq, njoftonin mediat shtetërore të vendit.
Dy oficerët e Policisë Kombëtare u përballën me armë me agjentë të njësisë anti-drogë në Quezon të mërkurën mbrëma, por në operacionin e infiltrimit për kapjen e trafikantëve, të dyja palët duket se rezultuan policë, të maskuar si blerës apo shitës drogash.