La universitetin për video-lojërat/ 25-vjeçari tani bën jetë luksoze pasi fiton 2.4 milionë dollarë në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri që kishte braktisur studimet në universitet, sot është bërë një prej njerëzve më të pasur në Australi, duke fituar miliona dollarë duke postuar klipe të vetes në YouTube teksa luan video-lojëra të ndryshme.

25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, dhe jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe drejton një Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve.

Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich. Power konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të ndjekësve – me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë popullore.

Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga ndjekësit e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV