Tërmet tek Barcelona, arrestohet ish-presidenti Bartomeu dhe 3 ish-zyrtarë të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Katalonjës ka mësyrë në mëngjesin e të hënës në zyrat e klubit të Barcelonës, si pjesë e hetimit të “Barçagejt”. Drejtuesit e klubit katalanas po hetohen për korrupsion. Ky është kontrolli i 5-të i kryer deri tani në zyrat e klubit të Barcelonës. Sipas gjyqtares së çështjes, policia ende po mbledh informacione dhe pritet të ketë arrestime. Një tërmet i vërtetë tek Barcelona. Ish-presidenti i Barcelonës, Josep María Bartomeu, është arrestuar nga policia e Katalonjës, i akuzuar për korrupsion, në lidhje me “Barçagejt”.

Së bashku me ish-presidentin e skuadrës katalanase, në polici janë shoqëruar edhe dy drejtorë të tjerë, Óskar Grau, Drejtor i Përgjithshëm, dhe Román Gómez Ponti, drejtor i shërbimeve ligjore si dhe Haume Masferrer, këshilltar i ish-presidentit. Bartomeu është arrestuar në shtëpinë e tij. Policia e Katalonjës ka hyrë në zyrat e Barçës këtë të hënë në mëngjes për të kryer kontrollin e radhës, në kuadër të hetimit “Barçagejt”. Bordi drejtues i Barcelonës, i kryesuar nga Bartomeu, është nën hetim, pasi aty janë gjetur llogari të dyshimta.

Llogari dhe pagesa të cilat mund të jenë bërë për prishur imazhin e ish-drejtuesve, ish-lojtarëve dhe lojtarëve aktualë të ekipit të parë të Barçës. Janë dy linja nën hetim: administrimi i padrejtë dhe korrupsioni midis individëve. Më 16 shkurt 2021, gjykatësja hetuese e çështjes, kishte vendosur që procedurat paraprake duhet të vazhdonin të kryheshin në fshehtësi, për të shmangur dëmtimin e linjave të mundshme të hetimit. Në shtator të vitit 2020, gjykata kishte arritur në përfundimin se kishte “prova të korrupsionit” në këtë çështje.

Barça e ndau pagesën për “i3 Ventures” në fatura të manipuluara prej më pak se 200,000 euro për të anashkaluar kontrollet e transparencës në klub. Barcelona kontraktoi madje një auditim, i cili e përjashtoi faktin që klubi kishte urdhëruar krijimin e llogarive të dyshuara. Në atë kohë u pushua nga puna drejtuesja e bordit të Barçës dhe 6 anëtarë të tij. Policia vendase kishte shkuar në “Camp Nou” në korrik 2020 për të mbledhur informacione në lidhje me çështjen. Ajo kërkoi dokumentacion mbi kontratat me “i3 Ventures”, faturat e paguara e çdo gjë tjetër mbi personat me të cilët punon klubi.

Lexo edhe :  Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta kapiteni legjendar që bëri histori me Murinjon

Video

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV