“Do nisim vaksinimin e mësuesve”/ Manastirliu sot në Kuvend: Presim vaksina të tjera nga COVAX

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj nga senaca e Kuvendit, ka bërë një raport të plotë në lidhje me situatën Covid në vend.

Manastirliu është shprehur se dy javët e fundit është vënë re një ulje e incidencës së infektimeve për një mijë banorë është ulur.

“Kemi një incidencë dy javore mbi 400 raste për një mijë banorë që duke e krahasuar me dy javë më parë kemi një ulje. Përhapja e pa kontrolluar e virusit shkakton dhe përhapje të pakontrollueshme. Prej më shumë se dy javësh ne kemi forcuar orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00, ende nuk është certifikuar prezenca e varianteve të reja të Covid në vendin tonë, por ne dyshojmë se ato janë në qarkullim. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale dhe në qendrat shëndetësore me vijimin prej disa javësh të vaksinës anti Covid”.

Manastirliu ka theksuar edhe një herë se sot do të mbërrijnë 15.210 vaksina të dozës Pfizer, ndërsa në dy javët e para të marsit do të vijë edhe doza nga Astra Zeneca, me çka do të filloj edhe vaksinimi i mësuesve.

“Sot jemi në pritje të ardhjes së 150 210 dozash të vaksinave nga kontrata e Pfizer dhe presim nga Covax që brenda dy javë të para të marsit të mbërrijnë dhe mbi 14 mijë doza nga AstraZeneca, për të vijuar më pas me fushatën e vaksinimit të mësuesve dhe të shtresave të tjera të rrezikuara”, ka thënë ajo.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV