“E turpshme”/ Vuçiç për krijimin e pasaportës COVID: Ide anti-evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ditën e djeshme ka kritikuar ashpër idenë e BE-së për krijimin e një pasaporte COVID, duke e konsideruar të turpshme.

Vuçiç tha se ishte i shokuar dhe se kjo i duket pa kuptim dhe anti-evropiane, sepse do të bënte që shumë të rinj të dëshironin të vaksinoheshin sa më shpejt dhe kjo do të sillte shkatërrimin e sistemit prioritar, ku përparësi kanë të moshuarit.

“Unë e di se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel ishin kundër në fillim, por pa dyshim që presioni është i madh”, tha Vuçiç për televizionin serb Prva.

Në Serbi tashmë janë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë, ndërkohë që gjysmë milioni ka marrë edhe dozën e dytë.

Serbia për sa i përket procesit të vaksinimit po ecën me hapa të kënaqshëm duke u bërë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor, që ka këtë progres.

Ideja për krijimin e një pasaporte COVID ka ardhur si pasojë e një kërkese për të shpëtuar industrinë e truizmit nga Greqia, Austria dhe Spanja kundrejt vendeve të tjera të BE-së.

Megjithatë të përballur me vonesën dhe mungesën e dozave të vaksinës, disa prej vendeve të BE-së e kanë kundërshtuan krijimin e një pasaporte COVID.

Të fundit

Homazhe kryepeshkopit Anastas/ Mbërrin kreu i PD, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në kuadër të homazheve që po...

Javën e ardhshme prezantohen ndryshimet e mëdha te skema e pensioneve

Javën e ardhshme pritet të prezantohen opsionet e mundshme të reformimit të skemës së pensioneve në konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të pensioneve në...

Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Janullatos. Në Tiranë, delegacion nga e gjithë bota

Sot i jepet lamtumira e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Katedralja ngjallja e...

“Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po rilind”/ Rama inspekton punimet: Kushte optimale

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, inspektoi punimet që po kryehn në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sipas Ramës, materniteti po rilind,...

Reshjet e shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes: Grupet e punës në terren

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të situatës në Durrës, pas reshjeve të dendura të shiut. Përmes një njoftimi, ministria sqaron se Grupet e...

Lajme të tjera

Web TV