Emanuel Egbo, “shuplakë” afrikane për Tiranën, përzgjidhet trajneri i vitit në Nigeri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu që riktheu Tiranën tek titulli pas 11 vitesh, vlerësohet në vendin e lindjes. Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative. Por ish-portieri është vlerësuar së fundmi me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020.

Tirana e shkarkoi pas dy ndeshjeve të dobëta, por Emanuel Egbo shpallet trajneri i vitit në Nigeri. Duket se tek gjigandja bardheblu nuk vlerësuan ashtu siç duhet, duke mos ia njohur plotësisht meritat që riktheu titullin “kampion” në shtëpinë bardheblu pas 11 vitesh dhe duke e kthyer në një festë të madhe 100-vjetorin e themelimit të klubit.

Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative një humbje ndaj Teutës në kampionat dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga Korabi, dhe tashmë bardheblutë po vuajnë pasojat e këtij ndryshimi me skuadrën që nuk po përgjigjet në fushë dhe për momentin është jashtë objektivave sezonal.

Sidoqoftë, në vendlindjen e tij, Nigeri, ia dinë vlerën Emanuel Egbosë i cili u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Evropë. Së fundmi ish-portieri është vlerësuar me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020 në mbrëmjen gala të “The Ballers Awards 2020”, ku vlerësohen futbollistët dhe trajnerët më të mirë nigerianë gjatë vitit të fundit.

Një vlerësim ky për trajnerin që sfidoi gjasat dhe paragjykimet, duke e rikthyer Tiranën tek titulli, por që më pas vuajti sindromën e përhershme të futbollit shqiptar sa i përket mosvlerësimit të punës dhe arritjeve, duke i marrë ato të mirëqena.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV