Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos burg për këngëtaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Kukësit rikthen në burg këngëtaren e njohur Fjolla Morina, të paktën në letra.

Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se Morina e shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares.

Kujtojmë se këngëtarja, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinit më 19 shtator 2020, duke hyrë në Shqipëri, por në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.

Ndërkohë, në momentin e arrestimit, këngëtarja ishte e shoqëruar në makinë nga dy persona të tjerë, Fitim Muji shoferi personal dhe nga biznesmeni Fisnik Syla, i cili tashmë është bashkëshorti i këngëtares.

Të fundit

Rëndësia e vitaminës D për organizmin dhe problemet që sjell mungesa e saj

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e njeriut. Njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e...

Botohet në gjuhën finlandeze libri me poezi i Sali Bashotës

Shtëpia Botuese “Kulttuuritarha”, në Helsinki këto ditë botoi librin me poezi të poetit Sali Bashota, me titullin “Musta sade”, përkthyer nga Muharrem Miftari, me...

Po ndërronte gomën, plagoset drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë

Drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë ka mbetur i dëmtuar rëndë teksa ka qenë duke ndërruar gomën. Ngjarja ka ndodhur në aksin...

Çarja e digës së hidrocentralit të Bunecit, KLSH nis auditimin

Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditim për ngjarjen e djeshme ku u dëmtua HEC-i i Sasaj-t në Lukovë. Kontrolli i institucionit më të rëndësishëm...

Tik Tok mbyllet të dielën në SHBA

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka lejuar të hyjë në fuqi ligjin, i cili do të detyrojë pronarin kinez të TikTok të...

Lajme të tjera

Web TV