“Mori biçikletën dhe me shpejtësi iku në drejtim të..”/ Dëshmitari zbulon detaje mbi vrasjen e Behar Sofisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar detaje të reja mbi vrasjen e Behar Sofisë që tronditi Tiranën më 25 shkurt në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, Piramida.

Ndërkohë një dëshmitar me inicialet S.K. që punonte me kohë të pjesshme si shofer i viktimës i tha grupit të hetimit thonë burimet e Top Channel se “gjatë kohës qe ishte me Behar Sofinë ai i ka shprehur shqetësim për një debat përmes telefonit me një sipërmarrës , të cilin me emër nuk e njeh. Po viktima i ka thënë se sipërmarrësi i ka vonuar pagesat për një dyqan që gjendet tek Unaza e re afër Astirit.”

Por gjithashtu bëhet me dije për gazetaren Anila Hoxha se gjatë hetimeve është shoqëruar një person me inicialet M. Elezi, i cili është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë.

Ai kishte karakteristikat e një të dyshuari por ky version ra poshtë thonë burimet e gazetares Hoxha.

Pasi në dëshminë e tij ku ai tregon itinerarin e tij, thotë se: “Atë ditë dola nga shtëpia në orën nëntë , bleva cigare në një dyqan që blej gjithmonë, pas orës 8:39 isha tek lokal B. tek fresku dhe më pas mora autobusin dhe zbrita tek Pazari i ri. Aty tërhoqa ca lekë dhe u nisa me taksi tek Ushtari i panjohur. Sapo hipa në taksi më ndaloi policia dhe më kërkuan që të më shoqëronin se kishte ndodhur një plagosje.”

“Nuk kam kaluar në këtë rrugë dhe s’kam asnjë dijeni mbi ngjarjen”, mësohet se ka thënë më tej i riu.

Ndërkohë që dëshmitari okular A. Pengu ka zbuluar detaje të rëndësishme dhe ka thënë se: Në muajin nëntor 2020 dola për herë të fundit nga burgu, unë vjedh ndonjë gjë, jam edhe përdorues i të gjitha llojërave të drogës . Atë dite dola nga shtëpia pasi u zura me të zotin e shtëpisë mora një torbë me rroba dhe dola. Dola pa ditur as vete ku do shkoja, shkova tek ura poshtë bulevardit për të fshehur torbën me rroba. Në këtë moment një person i vjetër, i veshur me të zeza me kapele , erdhi nga krahu i piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urës.
Aty mori një biçikletë që kishte lenë aty. Ky person ecte me hap të shpejtë
Ishte me xhup te zi dhe kapele të zezë, dhe seç beri një veprim duke ulur kokën dhe me dorë a e hoqi maskën a e vuri nuk arrita ta fiksoj këtë veprim.

Lexo edhe :  Me kripën e teprojmë! Shqiptarët konsumojnë trefishin e normës, ja pasojat në shëndet

Pasi mori biçikletën po me atë shpejtësi u ngjit në drejtim të bordurës anësore.

Ndërkohë që gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur edhe dëshminë e personit që e pa për herë të fundit Behar Sofinë.

K. Gj kamarier thotë se: Behar Sofia ishte ditën e hënë në kafe i shoqëruar nga një person i moshës 40 vjeç , i shëndoshë, rreth 170 cm . Me të qëndroi gjysmë ore ose një orë. Nuk e njoh këtë person por po ta shoh jam në gjendje ta njoh, pasi ka ardhur dhe më parë në lokal me këtë person.

Të fundit

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV