Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.
Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Nardi Abazi. 24 vjeç, në rrugën “5 Maji”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën.