Alimehmeti: Kalimi i Covid-19 herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata që e kanë kaluar Covid për herë të parë janë të mbrojtur njësoj sikur të kenë marrë vaksinën anti Covid. Ky është mendimi i epidemiologut Ilir Alimehmeti.

Ai ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për situatën e koronavirusit në vend. Alimehmeti u shpreh se riinfektimet janë të pakta dhe në shumicën e rasteve simptomat janë të lehta.

Duke iu referuar disa studimeve, epidemiologu theksoi se kalimi i infeksionit të parë ofron të njëjtën mbrojtje si vaksina.

“Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina.

Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë. Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera.”, u shpreh mjeku.

 

Të fundit

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre,...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Lajme të tjera

Web TV