“Të dënohet”/ Grenell kundërshton ashpër Albin Kurtin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Emisari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.

Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku kryetari i VV’së thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell. Ish-Emisari Special i Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi ka goditur sërish kryetarin e VV’së, Albin Kurti.
Grenell ka shkruar në Twitter se Albin Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate dhe se ai sërish do të jetë anti-Amerikë dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë.

Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Të fundit

Berzh, 900 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetja për integrimin në Bashkimin Europian

900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë. Gjatë prezantimit...

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një specie e mbrojtur nga ligji...

“Kokërr vote nuk vjen”, kur Murrizi paralajmëronte Flamur Nokën për humbjen e 11 majit

"PD ka pësuar dëme nga heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh” Myslim Murrizi, i cili kandidoi në listën e hapur të PD...

Presidenti Zelensky vizitë në Berlin, takohet me kancelarin Merz

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtrënguar sot duart me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin dhe është mirëpritur me një ceremoni zyrtare ushtarake pas...

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja e tij në një deklaratë...

Lajme të tjera

Web TV