Sërish lëvizje surprizë nga e majta/ Ish-kryetarja e PS së Tiranës, Blerina Gjylameti largohet nga kryeqyteti, ja ku do të kandidojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë mund të konsiderohet si një lëvizje e përfunduar. Ish-kryetarja e PS së Tiranës Blerina Gjylameti nuk do të jetë më në listat e Tiranës si kandidate për deputete.

Ajo do të garojë me siglen e PS në qarkun e Korçës, pikërisht në bashkinë e Pogradecit, ku më parë ka punuar ministri i shtetit Eduard Shalsi, raporton newsbomb.al.

Ky i fundit nuk do të jetë më deputet në këtë qytet, ndërkohë që Blerina Gjylameti tashmë është konsoliduar në listën e PS për qytetin e Pogradecit. Me origjinë Gjylameti është nga Pogradeci dhe marrëdhëniet e saj të mira me kryebashkiakun Xhangolli, kanë ndikuar edhe në zhvendosjen e saj në këtë qytet.

Por i çuditshëm është fakti se për disa vite Gjylameti ka mbajtur postin e kryetares së PS për Tiranën dhe mendohej se do të kishte një kontribut të madh në kryeqytet. Vetëm se pas kërkesave nga baza, dihen vetëm arsyet e largimit të Eduard Shalsit nga Pogradeci, dhe emri më i përshtatshëm është gjetur Blerina Gjylameti.

 

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV