Sherr në ish-bllok/ Një person qëllohet me qytën e pistoletës, largohen autorët

Një konflikt ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Sipas policisë, “ngjarja u regjistrua rreth orës 15:15, ku një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç.”

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se për fat të mirë  personi nuk ka marrë lëndime.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Mësohet se ishte vetë 39-vjeçari që njoftoi policinë pasi doli i tmerruar nga makina.

GSH raporton se në momentin që u qëllua në makinë bashkë me të ishte dhe një grua shtatzënë, por nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit