Kandidatët e Ramës/ A fshihet mandati i tretë në listën e re?

Kryeministri Edi Rama ka thirrur emra të rinj për t’i përfshirë në listën e deputetëve, ndërsa të tjerë që kanë deri tre legjislatura në Parlament si përfaqësues të PS-së janë “vëtëdorëhequr” duke pranuar vendimet e kryetarit. A pritet të ndikojë kjo në zgjedhjet e 25 prillit? Flasin për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi.

Nga Fernada Cenko

Sot pritet që kryesocialsiti Edi Rama, por edhe kryedemokrati Lulzim Basha të dërgojnë drejt administratës zgjedhore listën zyrtare të emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjdhjet e 25 prillit. Burime pranë të dyja kampeve bëjnë me dijë se lista do të dërgohet në momentin e fundit kur ora të sinjalizojë 9 marsin. Në të dyja kampet kryesitë do të mblidhen sot në orën 18:00, ku aty do të shoshitin edhe emrat se kush do të jetë kandidat. Nga kampi rozë përveç zërave në korridorin e PS-së, vetë Rama dy emra ka nxjerrë të sigurt shefja e Infektivit Najada Çomo si dhe inxhinierja Luljeta Bozo. Rama gjithmonë teston, e me këto dy emra duket se fitoi pikë nga publiku virtual. Të tjerë emra ngelen enigmë dhe priten që sot të marrin fund gjithë aludimet emrave të njohur të politikës si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko, Ditmir Bushati etj nëse do të jenë më pjesë e të majtës në Parlament apo jo. Dy prej deputetëve që ishin ligjvënës prej tre mandateve janë dorëhequr Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj, të dy deputetë në njësinë administative numër 7. Ndërsa edhe Sadi Vorpsi njoftoi tërheqjen, edhe ai me të njëtin “argument” për ti hapur udhë të rinjve. Ndonëse largimi i tyre me dëshirë duket jo një arsye e vërtetë, sërish tërheqjen po e bëjnë butë, pa shkaktuar dëme në partinë që milituan. Nga ana tjetër Rama përzgjodhi nga platforma “Deputeti që duam” 14 kandidatë të rinj që do të garojnë në zonat nga ata vijnë. Kryesocialisti është zotuar se në Parlamentin e ri, Grupi Socialist do të ketë lojtarë të rinj. Rama gjithmonë teston para se të vendosë, ndaj sot ai i jep fund çdo zëri në korridorin e PS-së nëse do jenë apo jo emrat që janë përmendur. Për Ramën çdo i larguar pa dëshirën e tyre, por që nuk “bzan” është një bonus, por sa tdo të ngjisin emrat e rinj në elektoratin tradicional të PS-së dhe a po tenton kryeministri që të hedhë një “bombë çorientuese” për të tërhequr qoftë edhe pak elektoratin gri? Kjo mbetet për tu parë, por këto zgjedhje duket se do të shkojnë në shtrëngim të radhëve të të “tyreve” nga secila palë, pasi elektorat gri vështirë të tërhiqet. Për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi kanë komentuar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në selinë rozë.