Sara Hoxha dhe Poem Blu përcjellin mesazhin më special në “Ditën e Gruas” (Video)

Ky 8 mars është më i bukuri për Sara Hoxhën. Këtë vit ajo feston për herë të parë si nënë, pasi në dhjetor solli në jetë një vajzë. Sot nënë e bijë janë bërë bashkë me vajza e gra të tjera për të dhënë një mesazh shumë të veçantë për 8 mars.

Sara Hoxha ka publikuar në Instagram një video shumë domethënëse, pjesë e së cilës është bërë edhe vetë ajo. Madje në një pjesë shfaqet silueta e saj teksa ngre në krahë të voglën Poem Blu. Kështu nënë e bijë janë bashkuar me vajza të tjera për t’ju rikujtuar se duhet ta vlerësojnë e respektojnë veten për të marrë në këmbim të njëjtën gjë nga të tjerët.

“Lëre buzëqeshjen tënde të ndryshojë botën”, shkruhet në fund të videomesazhit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)