Trondit OBSH: Një në tre gra në botë përjeton dhunë fizike ose seksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj; një sjellje kriminale që është përhapur gjatë pandemisë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën, përmirësojnë sherbimet për viktimat dhe të trajtojnë pabarazitë ekonomike që shpesh i detyrojnë gratë dhe vajzat që të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.

Djemtë duhet të edukohen në shkollë lidhur me nevojën e respektit të ndërsjellë në marrëdhënie dhe miratimit të ndërsjellë për marrëdhënie seksuale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Dhuna kundër grave është endemike në çdo shtet dhe kulturë, duke dëmtuar miliona gra dhe familjet e tyre dhe është përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Rreth 31% e grave nga mosha 14 – 49 ose deri 852 milionë gra kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, tha OBSH-ja në atë që e quajti studimin më të madh të kësaj natyre ndonjëherë, duke përfshirë të dhëna nga shtetet dhe anketa nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Një bashkëshort ose partner intim është autori më i zakonshëm i këtyre abuzimeve. Një numër disproporcional i viktimave gjenden në vendet më të varfëra.

“Këto janë shifra shumë tronditëse dhe në të vërtetë janë një lloj thirrjeje që qeveritë të zgjohen dhe të bëjnë më shumë për të parandaluar këtë dhunë”, tha autorja e raportit Claudia Garcia-Moreno.

Në disa rajone, më shumë se gjysma e grave përballen me dhunë, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa citoi Oqeaninë, Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë Qendrore. Në vendet me përhapjen më të lartë të këtij fenomeni përfshihen Kiribati, Fixhi, Papua New Guinea, Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos dhe Afganistani, tregojnë të dhënat e OBSH-së.

Lexo edhe :  Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Shifrat më të ulta janë në Evropë, deri në 23% gjatë gjithë jetës. Dhuna fillon në një moshë “të re alarmante”, tha OBSH-ja. Një në katër vajza adoleshente të moshës 15-19 të cilat kanë patur marrëdhënie, i janë nënshtruar dhunës fizike ose seksuale, tha zonja Garcia-Moreno.

“Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme dhe formuese në jetë. E dimë që ndikimet e kësaj dhune mund të jenë afatgjata dhe mund të ndikojnë tek shëndeti fizik e mendor dhe mund të shkaktojnë shtatëzani të padëshiruara dhe ndërlikime të tjera”, tha ajo.

Të fundit

2025-a regjistroi dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

Më shumë se 54 mijë hektarë pyje dhe kullota janë djegur deri më tani nga zjarret në vendin tonë...

Ethet e arit në Klondike, kur lumi mori ngjyrën e arit

Viti ishte 1896. Tre eksplorues – Skookum Jim Mason, kushëriri i tij Dawson Charlie dhe gjuetari amerikan George Carmack – po udhëtonin përgjatë përroit...

“Qëllimi është gjithmonë paqja”, Ambasada amerikane ndan imazhin historik

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit një foto të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, duke shoqëruar...

Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

Shpenzimet e konsumatorit në Kinë patën rritje të qëndrueshme në periudhën janar- korrik , me shitjet me pakicë të mallrave të konsumit që u...

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë për emisionin “Weekend” në...

Lajme të tjera

Web TV