Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Ndërtimet pa leje që preken nga rindërtimi do kompensohen 100%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të gjitha ndërtimet pa leje që do të preken nga procesi i rindërtimit do të kompensohen 100% metrat katror. Në vendimin e miratuar një ditë më parë thuhet se të gjithë qytetarët, të cilëve ju është shembur banesa, do të përfitojnë sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, sa 100% e objektit të tyre pa leje.

“Pika 8, e vendimit nr.8, datë 6.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon: “8. Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve pa leje, është 100 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në vendimin e mëparshëm qeveria kishte përcaktuar që të kompensonte vetëm 50% të sipërfaqes së ndërtimit pa leje.

“ Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve pa leje, është 50 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje ose sipas normave në fuqi sipas legjislacionit për strehimin social, cila të rezultojë sipërfaqe më e madhe”, thuhej në vendimin e mëparshëm të qeverisë.

Rindërtimi vijon në të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe i gjithë procesi pritet të mbyllet në maj të vitit 2022, siç ka deklaruar më herë ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV