Shumë shpejt bëhet mama, Arbenita Ismajli ka një kërkesë të veçantë për fansat

Arbenita Ismajli dhe Fero do të bëhen prindër për herë të parë. Ky lajm qarkulloi së pari pasi dyshja zbuloi se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pak javë më parë dhe vetëm pak ditë më pas ishte vetë modelja e cila konfirmoi thashethemet.

Ajo zbuloi se ishte në muajin e tetë të shtatzanisë dhe se do të bëheshin me një vajzë. Por mesa duket çifti ende nuk e ka vendosur se si do ta quajnë vogëlushen e tyre. Për këtë, Arbenita ka kërkuar ndihmën e ndjekësve.

Krahas disa fotove të bukura që ka publikuar në Instagram, Arbenita shkruan: “Mund të më sugjeroni disa emra vajzash në koment ju lutem”. Ndjekësit kanë vërshuar në komente, duke i sugjeruar emrin “Feronita”, bashkim i emrave të tyre.