Arrihet marrëveshja, Italia njeh patentat shqiptare

Itali njeh patentat shqiptare. Marrëveshja është arritur ditën e sotme, ndërsa e pranishme në Itali për finalizimin e procedurave për njohjen reciproke të patentave, ishte Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila u prit nga Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio.

Xhaçka tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet javën e ardhshme në Tiranë, mes strukturave përgjegjëse.

“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Shumë shpejt nis punën Komisioni i Përhershëm Ekonomik Shqipëri – Itali”, është shprehur Xhaçka.

Në fjalën e tij, Di Maio u ndal te zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se forcat politike në vendin tonë, duhet të japin prova demokracie.