Ishte në intubim tek Infektivi/ Humb betejën me Covid-19 kryeplaku i një fshati të Beratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeplaku i fshatit Remanicë të Beratit, Edison Hëna ka ndërruar jetë nga Covid-19. Babai i 3 fëmijëve kishte mbërritur në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat në 5 mars, në gjendje të rënduar. Pas ekzaminimeve dhe skanerit të kryer, mjekët e spitalit të Beratit e kanë dërguar 50-vjeçarin me urgjencë me ambulancë në Spitalin Infektiv Covid-1 në Tiranë.

Mësohet se gjendja e 50-vjeçarit Edison Hëna është përkeqësuar dhe prej disa ditësh ai ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 50-vjeçari nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me koronavirusin dhe humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

50-vjeçari Edison Hëna ishte kryeplak i fshatit Remanicë dhe këshilltar në këshillin bashkiak të ish-komunës Velabisht. Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miqtë e kolegët e 50-vjeçarit,që e përshkruajnë si një njeri të rregullt dhe familjar. Edison Hëna është përcjellë sot për në banesën e tij të fundit nga familjarët, miqtë e të afërmit.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV