Miratohet për përdorim vaksina Johnson & Johnson/ OBSH: AstraZeneca e shkëlqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të premten vaksinën Johnson & Johnson për përdorim emergjent ndaj COVID-19, dhe shprehu mbështetjen e fortë për vaksinën AstraZeneca, ndërsa disa vende vazhdojnë të pezullojnë përdorimin e saj.

Zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris e përshkroi vaksinën e OBSH straZeneca-s në një konferencë virtuale të organizuar në Gjenevë si “të shkëlqyer” dhe shtoi se “duhet të vazhdojmë” të përdorim vaksinën.

Miratimi i OBSH-së erdhi ndërsa Tajlanda pasoi një numër në rritje vendesh evropiane në pezullimin e përdorimit të AstraZeneca-s për shkak të mpiksjeve të gjakut tek disa të vaksinuar. Edhe Bullgaria dhe Republika Demokratike e Kongos pezulluan të premten përdorimin e kësaj vaksine. Sidoqoftë AstraZeneca tha se nuk ka “asnjë provë të një rreziku në rritje”, në përgjigje të pretendimeve.

Agjencia Evropiane e Barnave, një organ i Bashkimit Evropian që mbikëqyr produktet mjekësore, tha në një deklaratë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe vaksina mund të vazhdojë të jepet ndërsa vazhdon hetimi i rasteve me mpikjse gjaku”.

OBSH-ja ka aprovuar tashmë vaksinën AstraZeneca për përdorim emergjent global dhe të premten zgjeroi qasjen globale tek vaksinimet me miratimin e vaksinës Johnson & Johnson, e para që bëhet me një dozë të vetme. OBSH ka mbështetur gjithashtu vaksinën Pfizer-BioNTech, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të vaksinave të miratuara prej saj.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV