NASA zbulon planetin e ngjashëm me tokën, ja sa larg ndodhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi qiellor GJ 1132 ka masë, dendësi, moshë dhe presion atmosferik të ngjashëm me tokën, por ishte zhveshur nga atmosfera pasi orbitonte shumë pranë diellit te tij, por së fundmi atmosfera e tij po riformohet.

Shkencëtarët e NASA thonë se ky planet i ngjashëm me tokën mund të rigjenerojë atmosferën e tij mbrojtëse, megjithëse kur u zbulua fillimisht nga teleskopi hapësinor Hubble nuk paraqiste ndonjë interes.

Ai dukej si një botë shkëmbore e zhveshur nga atmosfera e tij e hidrogjenit, pasi orbitonte shumë pranë yllit të tij.

Por studiuesit u habitën kur zbuluan një “atmosferë dytësore” mbi sipërfaqen e tij vullkanike, rreth 41 vite dritë nga toka.

Planeti përbëhet nga hidrogjeni, cianidi i hidrogjenit, metani dhe një mase të ngjashme me smogun e tokës. Studiuesit besojnë se hidrogjeni në atmosferën e ti është i mbetur nga atmosfera fillestare.

Autori i studimit të NASA-s Raissa Estrela tha: “Kjo është emocionuese pasi ne besojmë se atmosfera e tij tashmë po rigjenerohet dhe mund të kthehet në një atmosferë te dytë. Ne fillimisht mendonim se këta planetë me radiacion të lartë nuk ishin interesantë pasi e kishin humbur atmosferën e tyre, por kur shikuam më nga afër dalluam shenjat e saj”.

Planeti GJ 1132 besohet se ka qenë një botë e gaztë me hidrogjen të ngjeshur dhe një diametër disa herë më i madh se i tokës.

Autori kryesor i studimit Mark Swain shtoi: “Janë shumë planete terrestrialë që nuk e nisin jetën si të tillë, disa e nisin në mini-Neptunë, dhe bëhen më të ngjashëm me tokën gjatë mekanizmit të foto-avullimit të atmosferës fillestare. Ky është një proces që nis herët në jetën e një planeti, kur ylli i tij është më i nxehtë”.

Lexo edhe :  11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

“Më pas ylli ftohet dhe planeti vetëm ekziston aty. Ky mekanizëm mund të djegë atmosferën në 100 milionë viteve të para të planetit, por nëse mund ta rigjenerosh atë, mund të mbetet përgjithmonë”.

GJ 1132 b është shumë afër me yllin e tij të shuar dhe kryen orbitën rreth tij brenda një dite. Ai tregon gjithmonë të njëjtën faqe yllit të tij, siç bën Hëna në orbitën e saj rreth tokës.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV